29 Mars 2024

Zjarri në minierë, pësojnë 25 minatorë kinez

Pekin, 17 mars - Në Kinë ndodhi edhe një fatkeqësi miniere. Njëzet e pesë minatorë humbën jetën në zjarrin që u shkaktua në një minierë ilegale të qymyrit në provincën qendrore Hanan.

Gjatë fatkeqësisë, që ndodhi mbrëmë vonë sipas kohës lokale, në minierën e qymyrit ishin 31 minatorë prej të cilëve gjashtë arritën të shpëtojnë.

Tre persona të drejtorisë së minierës u arrestuan, kurse prona e tyre u sekuestrua. Sipas statistikës zyrtare, në Kinë për çdo ditë humbin jetën mesatarisht nga shtatë minatorë.

Viti më vdekjeprurës ishte viti 2002 kur 6.995 minatorë humbën jetën. Autoritetet kineze prej vitit 2005 kanë mbyllur 13 mijë miniera ilegale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)