25 Prill 2024

Wolkswageni i ri, 100 km me 0,6 litër benzinë

Katar, 30 janar - Kompania gjermane prodhuese e automobilëve, Wolkswagen, duket se ka gjetur zgjidhjen për të luftuar rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës, pasi prezantoi në Katar makinën më efiçente të prodhuar ndonjëherë, në gjendje të udhëtojë 100 kilometra me pak më shumë se gjysmë litri benzinë.

Konkretisht, XL1 Wolkswagen djeg vetëm 600 gramë karburant për 100 kilometra dhe emeton vetëm 25 gramë dioksit karboni për kilometër, duke u shndërruar njëkohësisht edhe makinën më ambientaliste të prodhuar ndonjëherë.

E prezantuar në Katar gjatë një panairi të makinave, XL1 merr fuqinë nga një motor 800 kubikësh me dy cilindra, i lidhur me një motor elektrik. Makina dyvendëshe peshon vetëm 795 kilogram dhe është ndërtuar nga një veshje me fibra karboni, e cila është më rezistente se metali.

Makina do të dalë në treg në vitin 2013, do të ketë të njëjtën përmasë sa një Volkswagen polo dhe të njëjtën lartësi sa një makinë sportive Lamborghini, 118 centimetra.

Makina do të shitet fillimisht në sallonet e Gjermanisë dhe Britanisë, me atë që presidenti i kompanisë e cilësoi si një çmim të përballueshëm.

Mjeti është në gjendje të përshpejtojë nga 0-100 kilometra në 11,9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 180 km/h. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)