25 Prill 2024

VW BUBA e re në Shangai

Shangai, 1 maj - Siç edhe ishte paralajmëruar më hërët, VW BUBA e re tashmë është prezantuar në sallonet e veturave nëë Shangai, por edhe ne New York.

Modeli më i ri i volkswagenit,i cili në sallonet shitëse do të arrijë në vjeshtë te 2011, tani ka një pamje më sportive dhe vija më të ashpra në krahasim me paraardhesin e tij.

“Buba” e re do të jetë 153 mm më e gjatë, 75 mm më e gjerë dhe 12 mm meë e ulët se gjenerata e mëhershme.

Ky model do të jetë në dispozicion tuajin me 3 lloj motorësh:benzin 2,5 litërsh me 5 cilindra,benzin 2,0 litersh me turbinë,ose edhe dizel 2,0.“BUba” ka gjithashtu edhe tavanin e ashtuquajtur “panorame”.

Për herë të parë premiera jozyrtare e tij u bë në emisionin “Oprah Show”,por atëhërë u shfaq vetëm silueta e tij dhe me atë rast u patën shpërblyer 275 shikues të këtij emisioni me nga një ekzemplar të këtij modeli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)