25 Tetor 2021

Vullneti politik i qytetarëve për ndryshim duhet të jetësohet sa më parë

Prishtinë, 14 janar - Sot, Kryetari Albin Kurti së bashku me Nënkryetarin e Lëvizjes Besnik Bislimin priti në takim ambasadorin e mirënjohur, mikun e Kosovës, William Walker.

Në prag të përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, u diskutua  për rëndësinë e historisë në politikë, për përpjekjet nga Serbia për të mohuar krimet dhe për domosdoshmërinë e drejtësisë dhe zhdëmtimi për viktimat.

Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Të dyja palët shprehën interesim që qeveria duhet të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe vullneti politik i qytetarëve për ndryshim, i shprehur me 6 tetor, të jetësohet sa më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)