24 Prill 2024

Volvo S60 me 330 KF

New York, 20 maj - Kompania “Volvo” në sallonin e automobilave në New York zyrtarisht e konfirmoi se versioni R-Design i modeleve S60 dhe XC60 gjatë vitit 2012 do të forcohet edhe më tutje.

Do t’i vërë në funksion motorin 3.0 T6 turbobenzinë i cili do të prodhojë 330 KF (242 kW) dhe momentin më të madh rrotullues prej 480 Nm, përkatësisht 25 KF dhe 40 Nm më shumë se versioni paraardhës.

Fuqia dhe momenti i përmendur transmetohet në të katër rrotat nëpërmjet gjeneratës së dytë të ndërruesit me gjashtë shpejtësi automatik, i cili tani sjell ndërrim më të shpejtë të niveleve të transmisionit. Nëpër ndryshimet e shumta kaloi edhe pezullimi, dhe kjo e tëra me qëllim të rritjes së aftësive ngasëse të automobilit.

Këto versione më të fuqishme sigurisht që do të paraqiten në tregun amerikan, ndërsa pritet të konfirmohet se a do të ndodhë kjo e njëjta edhe në tregjet evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)