29 Mars 2024

Volvo kufizon shpejtësinë, Jo më mbi 180 km/h

Stokholm, 4 mars - Volvo do të kufizojë shpejtësinë e makinave të saj në 180 km në orë duke filluar nga 2020 në një përpjekje për të reduktuar numrin e aksidenteve. Kufizimi do ti pengojë shoferët të arrijnë shpejtësinë maksimale prej 250 km në orë që shumë “Volvo” mund të arrijnë aktualisht.

Marka suedeze, që u ble në 2010 nga kompania kineze nga Zhejiangu Geely, prej kohësh gëzon reputacion për dhënien prioritet të sigurisë në rrugë dhe përpjekjet për të eliminuar aksidentet vdekjeprurëse ku shpejtësia është faktor.

Kompania ka thënë se kufizimi elektronik është fokusuar tek sjellja e shoferit sepse zgjidhjet mekanike, nuk mund të garantojnë të vetme sigurinë. Kufizimi do të aplikohet tek të gjitha makinat që do të prodhohen nga mesi i vitit 2020 e më tej.

Volvo besohet se është e para shtëpi prodhimi automobilësh që instalon këtë kufizim sidoqoftë, automjetet e policisë do të jenë të përjashtuara. Teknologji e ngjashme është instaluar në disa makina me performancë të lartë në gjermani, por me një kufizim që shkon mbi 180 km në orë.

Shpejtësia mesatare në autostradat e vendeve anëtare të BE është 120=130 km në orë, por disa vende nuk kanë kufizime pavarësisht rekomandimeve. Shpejtësia, përkrah ngarjes së makinës në gjendje të dehur dhe përdorimit të telefonave, janë shkaqe kryesore të aksidenteve rrugore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)