17 Prill 2024

“Volt Disney” me fitim prej 54 për qind

SHBA, 11 shkurt - Kinostudio amerikane “Volt Disney”, njëra nga kompanitë më të mëdha mediatike në botë, në tremujorin e parë, në pajtim me 1 janarin e vitit 2011 e rriti fitimin për 54 për qind.

Të dhënat tregojnë fitim prej 1,3 miliardë dollarë, apo 68 për qind për aksion, në krahasim me 844 milionë dollarë, apo 44 centë për aksion, për periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Analistët e anketuar nga agjencia “Blumberg” , parashikojnë fitim të mesëm prej 56 centë për aksion.

Të ardhurat e “Volt Disney” u rritën për 10 për qind deri në 10,7 miliardë dollarë.

Këto të dhëna janë më të mira se ato të projektuara paraprakisht prej 10,5 miliardë dollarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)