05 Gusht 2020

Volkswageni rikontrollon 193 mijë automjete

Berlin, 15 shkurt - Prodhuesi gjerman i automobilëve Volkswagen, deklaroi se për shkak të një problemi të shfaqur në rrota do të kërkojë të rishikohen 193 mijë e 620 automjete në Brazil.

Në deklaratën e bërë në adresën e internetit të kompanisë u theksua se problemi ka ardhur nga mosvajisja në mënyrë të mjaftueshme e rrotave të prapme.

“Defekti në fjalë shkakton një zhurmë në automjet dhe nëse  automjeti vazhdohet të përdoret në këtë gjendje rrotat mund të bllokohen, madje edhe të dalin nga vendi”, deklaroi kompania.

Proçesi i rishikimit do të përfshijë modelet Novo golf dhe Voyage të prodhuara në fabrikën në Brazil para muajit Korrik të vitit 2009.

Kompania theksoi se vendimi për rishikimin e automjeteve është marrë me qëllimin  e marrjes së masave parandaluese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)