19 Prill 2024

Volkswagen vërteton ardhjen e modelit të ri Golf Cabriolet

Frankfurt, 3 mars - Në fund të vitit të kaluar, Volkswagen e ka vërtetuar ardhjen e modelit të ri Golf Cabriolet dhe fillimin e prodhimit të tij në pranverën e vitit 2011.

Tani, vetëm disa ditë para fillimit të panairit të veturave ë Gjenevë, është zbuluar zyrtarisht pamja e gjeneratë së tretë të Golf Cabriolet.

Dizajni i modelit të ri, është huazuar nga versioni me tre dyer i Golf VI. Versioni i ri i GOLF-it nga paraardhësit e tij dallohet për nga kulmi, por edhe shtyllës “A” me pjerrësi më të madhe.

Në pjesën e prapme dominon dera e re e bagazhit, në pjesën e epërme të të cilës është instaluar drita e tretë e shenjës së ndalimit.

Kulmi elektrohidraulik, hapet për 9.5 sekonda, ndërsa manipulimi me kulm mund të bëhet gjatë shpejtësisë prej 30 km/h.

Paleta e motorëve nënkupton 6 agregat turbo me sistemin e injektimit direkt të karburantit në cilindër. Këto motorë ofrojnë forcë mes 105 dhe 210 kuaj fuqi. Çmimi i tij do të jetë 23.625 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)