25 Prill 2024

Volkswagen paraqet makinën konceptuale elektrike

Berlin, 5 dhjetor - "Volkswagen"-i ka paraqitur makinën konceptuale elektrike të "udhëtimit të përbashkët" në konferencën "TechCrunch Disrupt" në Berlin.

Automjeti është prodhuar nëpërmjet nënmarkës "Moia". Sipas kompanisë, kjo është makina e parë në botë e projektuar për "udhëtimin e përbashkët".

Robert Henrich është kryezyrtari operacional i "Moia"-s:

"Ne do të krijojmë një sistem përdorimi të përbashkët në shkallë të gjerë, që do të ndihmojë në lehtësimin e bllokimeve të trafikut në qytete, por do të ofrojë edhe një shërbim të shkëlqyer për klientët."

Automjeti ka gjashtë vende dhe hapësirë shtesë për bagazhet.

Drejtuesi i makinës do të orientohet për të marrë njerëz që shkojnë në të njëjtin drejtim.

Kompania po planifikon të fillojë një fazë testimi të shërbimit vitin e ardhshëm në Hamburg. Robert Henrich thekson:

"Si klient, duhet të keni një aplikacion. Do t'i thoni aplikacionit se nga ku deri ku doni të shkoni. Kjo makinë e bukur do t'ju marrë brenda vetëm tre - pesë minutash. Pastaj do të shkoni në destinacionin tuaj dhe do të udhëtoni me të tjerë. Kjo e bën kaq efikase." 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)