25 Prill 2024

Volkswagen ka prodhuar veturën e 111 milion-të

Frankfurt, 10 janar - Volkswagen javën e kaluar në fabrikën amë nëWolfsburg, ka shënuar prodhimin e 111.111.111 veturave. Automobili jubilar ishte Golf GTI, me ngjyrë të kaltër metalike.

Shifra prej 111 milion veturave, ka të bëj me të gjitha fabrikat e Volkswagen-it në mbarë botën, ndërsa VW momentalisht ka 35 fabrika në botë. Nga 111 milion vetura të prodhura deri më tani, më së shumti ka nga modeli Golf, i cili është edhe modeli më i suksesshëm i Volkswagen-it në histori me 28 milion kopje.

Pas tij vjen modeli legjendar Buba me 21.5 milion kopje, ndërsa një kontribut të madh kanp dhënë edhe modelet Passat me 17.5 milion dhe Polo me 11.5 milion kopje të prodhuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)