26 Prill 2024

Viti 2010, rritje për industrinë e eurozonës

Bruksel, 4 dhjetor - Muajt e fundit të 2010-s treguan një rritje të fuqishme të sektorit të industrisë në vendet e zonës euro.

Sipas Markit Purchasin Managers` Index, PMI, u regjistrua një nivel prej 57.1 përqind për muajin dhjetor, më e lartë se 56.8 e nëntorit dhe 55.3 e muajve paraardhës.

Niveli mbi 50 tregon rritje në sektorin e industrisë, ndërsa nën 50 tregon ulje të prodhimit industrial.

Sipas këtij indeksi, vendi ku u regjistrua niveli më i lartë i rritjes është Gjermania ndërkohë që industria greke vazhdon “fundosjen”.

PMI thotë se ky ishte muaji i 15 radhazi që pas krizës ekonomike globale, industria e eurozonës regjistron rritje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)