30 Mars 2020

Ujësjellësi 'Prishtina' shtyen pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit

Prishtinë, 16 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka njoftuar se sot në orën 08:00, UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi me stafin menaxhues të ndërmarrjes, përgjatë takimit të mbajtur në zyret e ujësjellësit, duke iu referuar vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës mori një sërë masash që ndërlidhen me gjendjen emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës kunder përhapjes së koronavirusit.

- KRU”Prishtina” sh.a. bazuar në propozimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës  që të shtyen të gjitha pagesat për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit deri më datë 30 prill 2020. Konsumatorët mund të bëjnë pagesa për shërbimet dhe ato mund t’i bëjnë online, përmes bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare si dhe kemi në dispozicion nga një arkë në secilën komunë ku ofrojmë shërbime.

- KRU”Prishtina” sh.a. ka marrë masa në reduktimin e stafit në të gjitha departamentet/sektoret, përveq aty ku duhet të ketë shërbim karshi konsumatorëve, me theks të veqantë departamenti i prodhimit të ujit dhe furnizimit 24 h me ujë të pijshëm dhe cilësorë,

- KRU”Prishtina” sh.a. prioritet në çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë i jep të gjitha qendrave spitalore, pa anashkaluar konsumatorët e tjerë të ndërmarrjes,por për shkak të rritjes së konsumit të ujit kërkohet shpenzim racional që të kemi rezerva të mjaftueshme ujore,

- KRU”Prishtina” sh.a. merr masa për sigurimin e klorit dhe kemikateve të tjera edhe për tre muajt e ardhshëm,në funksionim të mirëfilltë të trajtimit të ujit,

- KRU”Prishtina” sh.a. merr masa për sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve themelore të punës,

- KRU”Prishtina” sh.a. merr masa për caktimin e menjëhershëm të ekipeve mobile me fokus prodhimin ,mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit,

- KRU” Prishtina” sh.a. merr masa që në secilën komunë në zonën e shërbimit të jenë nga dy ekipe mobile të cilat do jenë në shërbim të qytetarëve, furnizim me ujë që është esenciale dhe sanim të të gjitha defekteve që mund të shfaqen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit,

- KRU” Prishtina” sh.a. do të monitorojë 24 h pa ndërprerë cilësinë e ujit të pijshëm, funksionimin e rezervuarëve, stacioneve të pompave, pendat e liqenit të Batllavës dhe Badocit si dhe fabrikat e trajtimit të ujit, Shkabaj, Albanik dhe Badoc,  

- Reduktohet stafi në departamentin e adminsitratës dhe zyrës ligjore, vetëm për çështje që konsiderohen të arsyeshme dhe gjithsesi organizative, 

- Masat e mara vlejnë për të gjitha njësitë operative të komunave, Prishtinë, Podujevë, Drenas, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq, 

- Në gjendje gatishmërie do të jenë cisternat e ujit të pijshëm ( autobot) dhe ato të ujërave të zeza,

- KRU”Prishtina” sh.a. del me rekomandim që nuk do të rrezikohet në asnjë moment stabiliteti i ndërmarrjes dhe do të jemi në shërbim të konsumatorëve 24 orë,

- Për çdo masë shtesë që mund të ndërmerret bazuar në vendimet e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do njoftoheni me kohë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)