25 Shkurt 2020

Ujësjellësi Prishtina ofron zgjidhjen e problemit të bizneseve të Sllatinës

Prishtinë, 27 nëntor - Problemet me ujësjëllës të disa bizneseve të Sllatinës, ishte tema kryesore e takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe atyre të Kompanisë Ujësjellësi “Prishtina”.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi potencoi si çështje primare të Odës identifikimin e problemeve të të bërit biznes dhe mundësive të përmirësimit të tyre së bashku me institucionet kompetente duke shtuar se gjatë veprimtarisë së tyre si Odë, kanë parë që për problemet e të bërit biznes eskzistojnë mundësi të mëdha për përmirësimin e tyre.

Për ketë arsye OAK ka realizuar takimin me Komunën e Fushë Kosovës, për rregullimin e problemit të bizneseve të Sllatinës me ujesjellës, kanalizim, energji elektrike dhe asfaltim dhe se do të vazhdoj edhe tek institucionet e tjera deri në realizimin e kërkesave të bizneseve për këto probleme të cilat janë pengesë në zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Për këtë arsye OAK, kërkoi nga Ujësjellësi përkrahje për rregullimin e problemit me ujë nga Ujësjellësi Prishtina.

Kryeshefi i Ujësjellësit Prishtina Ilir Abdullahu, mirëpriti delegacionin e OAK, duke i premtuar mbështejte në këtë aspekt me mundësitë që kanë, si, me anë të gypave të ujësjëllësit, shërbimet dhe kualitetin e ujit.

Ndërsa Zv.Kryesehfi i Ujësejllësit Prishtina, Kujtim Xhelili deklaroi se Kompaia Ujësjëllësi Prishtina nga aspekti ligjor nuk është në përgjegjësinë e tyre zgjerimi i rrjetit por mirëmbajtja, por gjithësesi do të kontribuojnë në zgjidhjen sa më të mirë të këtij problemi.  

OAK kërkoi që Ujësjellësi Prishtina, të bëjë një analizë dhe t’i dërgoj konkretisht OAK-së mënyrën e përkrahjes që mund të jap për këto biznese.

Përfaqësuesit e Kompanisë Ujësjellësi Prishtina, premtuan bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës deri në zgjidhjen e këtij problemi. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Policinë i cili do të pritet nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj. (Drejtoria e Përgjithshëm, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Kampinë e policisë “Vrella“ Sllatinë. (Kampi Vrella në Sllatinë, ora 10:45)

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovë, Jean Marie Speich. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00  - vetëm pamje)

- Ipeshkvia e Prizrenit organizon meshën e shenjtë kushtuar e Imzot Nikë Prelës në 24 vjetorin e kalimit në amshim. (Katedralja “Nëna Terezë”, nga ora 16:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, lidhur me çështjen e riorganizimit të procesit mësimor në komunën e Kamenicës.  (MAShTI, ora 16:00

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e ekspozitës Infrared: Additions. (Rr. Henrik Bariq, nr 5,  Shtatëmbëdhjetë, Prishtinë, ora 18:00)