29 Maj 2020

Ujësjellësi 'Prishtina' nuk është duke aplikuar reduktime të ujit të pijshëm

Prishtinë, 16 maj - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar se nuk është duke aplikuar reduktime të ujit të pijshëm, në asnjë zonë të shërbimit.

"Ne, gjatë ditës së sotme kemi dhënë deklarata lidhur me furnizimin me ujë dhe mundësinë e aplikimit të reduktimeve të ujit, duke filluar nga muaji korrik 2020 në zonat që furnizohen nga sistemi i Badocit."

"E kemi sqaruar se mund të vijë një situatë e tillë, për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike mbi vendin tonë, gjë që ka ndikuar dukshëm në rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci", thekson KRU Prishtina.

KRU Prishtina thotë se janë të detyruar të sqarohen dhe të reagojnë në këto orë të vona të mbrëmjes, për shkak të disa mediave se, kinse ujësjellësi në kohë pandemie po aplikon reduktime në lagjen Bregu i Diellit."

"Po kush më mirë se ne, në kohë pandemie kemi mbajtur një furnizim jashtëzakonisht të mirë në të gjitha zonat operative."

"Po kush më mirë se ne, kur punëtorët tanë duke e rrezikuar shëndetin nëpër pastrime kanalizimesh e rrjedhjesh të mëdha të ujit, duke u qëndruar besnik punës në shërbim të konsumatorëve! Ju lutem, të jeni korrekt në shpërndarjen e informacionit", nënvizon KRUP.

Konsumatorët nëse hasin në ndonjë problem eventual me mungesë uji , adresa e saktë orientuese  është KRU "Prishtina" sh.a.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)