30 Mars 2020

Ujësjellësi 'Prishtina' në gjendje gatishmërie për të gjithë konsumatorët

Prishtinë, 18 mars - Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi dhe menaxhmenti i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë të ditur se janë mbledhur sërish gjatë ditës së sotme në objektin e drejtorisë që të diskutojnë për ecurinë e zbatimit të masave kundër përhapjes së virusit Covid -19, mbajtjen në vazhdimësi të furnizimit të rregullt me ujë  për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit dhe njëkohësisht u bëjmë thirrje qytetarëve për shpenzim racional të ujit të pijshëm si shkak i rritjes së konsumit ditëve të fundit.

"Ne jemi në gjendje gatishmërie, të mobilizuar si asnjëherë më parë që të zbatojmë secilin  vendim të  Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe  institucioneve tjera relevante të Republikës."

"Jemi në gjendje gatishmërie për çdo konsumatorë, institucion, me theks të veçantë për Qendrën Klinike Universitare të Republikës së Kosovës dhe solidarizim me të gjithë mjekët dhe infermierët që sot janë aty, për ne".

""Nuk ka vend për shqetësime rreth furnizimit me ujë të pijshëm", ka thënë Parduzi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)