20 Prill 2024

Ujësjellësi "Prishtina": Mos hudhni mbeturina në rrjetin e kanalizimit

Prishtinë, 17 prill - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar konsumatorët se muajin e kaluar në zonën e shërbimit është intervenuar në mbi 350  raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

Vetëm ditën e djeshme kanë intervenuar në 7 raste në qytetin e Prishtinës, një rast në Fushë Kosovë dhe një në Drenas.

Në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përballje kundër përhapjes së virusit COVID-19, lusim të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin  mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, yndyrëra, faculeta të lagura në rrjetin e kanalizimit (në guacën e tualetit dhe lavamanin e kuzhinës) të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar  për gjëra të panevojshme( të dëmshme), ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre madje, duke u krijuar edhe telashe konsumatorëve në afërsi.

Ujësjellësit "Prishtina" thekson se rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme si ( përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e punëtorëve dhe mund të krijohen kushte jo të favorshme për intervenim.

"Është koha të japim respektin më të madh për punëtorët e mirëmbajtjes së KRU"Prishtina" sepse puna e tyre në terren  sidomos në këtë periudhë me rrezikshmëri të lartë, është vërtetë e pashembullt."

"Gjithçka që ata po bëjnë është mënyra që ata kanë gjetur për t'u dalë në ndihmë secilit konsumatorë."

"Të ruajmë infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza!", thekson Ujësjellësit "Prishtina".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)