08 Dhjetor 2019

Ujësjellësi 'Prishtina', mbi 700 shkyçje dhe 1200 lëndë te përmbaruesit privat

Prishtinë, 10 maj - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga 25 janar ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Brenda katër muajve, janë realizuar mbi 700 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 3000 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 1200 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit. Veq në muajin prill 2018 janë shkyçë 170 konsumatorë.

Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018. Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU”Prishtina” sh.a. është rreth 50 milion euro.

KRU ”Prishtina” fton konsumatorët që;

- T’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,

- Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

- Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2019 - Federata e pingpongut organizon 7 xhirot e TOP 8 për Senioret më të mira të Kosovës për vitin 2019. (Palestrae Sporteve në Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Mbahet koncert humanitar i Krishtlindjes me grupin muzikor amerikan "The Hall Sisters" ku fondet e mbledhura do të përdoren për familjarët nga Shqipëria që janë strehuar si pasojë e termetit. (Teatrin Kombëtar i Kosovës, ora 19:30)