28 Mars 2024

Turqia fillon shpimet për nxjerrjen e naftës në Detin Mesdhe

Ankara, 31 tetor - Anija eksploruese e hidrokarbureve “Fatih”, e cila në muajin maj është përcjellë për ekspeditë në Mesdhe, do të bëjë sondimin e parë në pusin me emrin ‘Alanya-1’.

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të sondimit të parë në thellësi të mëdha tha se historia turke ka përjetuar një të parë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Me anijen Fatih po hedhim hapin më të madh të kombëtarizimit në sektorin e energjisë, për herë të parë realizojmë sondime në thellësi të mëdha në det”.

“Më herët janë kryer punimet sizmike me anijen ‘Barbaros Hayreddin Pasha’ dhe çështja është analizuar nga ana e ekspertëve”, tha ministri Donmez dhe shtoi se “Vendimi për fillimin e sondimit në pusin ‘Alanya-1’ është marrë si rezultat i këtyre analizave. Urojë që ky hap, i cili do të rrit sigurinë tonë në furnizimin me energji, të jetë i dobishëm”.

Donmez gjithashtu tha se anija “Fatih” është e pajisur me pajisje më të sofistikuara të gjeneratës së 6-të dhe në saje të sistemit të pozicionimit aktiv është në gjendje të qëndrojë në një vend edhe në valë të larta 6 metra.

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore tërhoqi vëmendjen se anija “Fatih” në saje të teknologjisë së avancuar është në gjendje të veprojë edhe në kushtet më të vështira, ndërsa tha se anija dallohet në mesin e anijeve të këtij lloji dhe radhitet e 5-ta në botë.

“Të gjitha operacionet do ti zhvillojmë në kuadër të rregullave dhe rregulloreve ndërkombëtare. Gjatë sondimit do të përdorim një teknologji të sofistikuar për të mos dëmtuar mjedisin, jetën dhe krijesat detare”, bëri të ditur Donmez.

"Qëllimi ynë është të hapim dy puse mesatarisht në vit me anijen Fatih", tha Donmez, duke shtuar se shpimi i parë në Alanya-1 është planifikuar për një periudhë prej gati 150 ditësh.

Duke tërhequr vëmendjen se anija “Fatih” është e shoqëruar nga marina turke dhe rojet bregdetare, ministri Donmez tha: "Nuk ka rreziqe sigurie. Megjithatë, nëse ndodh provokim, forcat tona detare do të bëjnë atë që është e nevojshme".

Dönmez njoftoi se Turqia është e gatshme të blejë një anije të dytë sondimi për të shtuar punimet e kërkimit dhe shtoi se sipas të gjitha gjasave muajin e ardhshëm në rajonin e Mersinit në Turqinë jugore do të fillojnë punime të tjera të shpimit të cekët.

Në anije do të punojnë më shumë se 200 personel i specializuar. Anija turke do të kërkojë naftë dhe gaz natyror në Mesdhe. Kjo anije është e gjatë 229 metra dhe mund të shpojë deri në thellësinë 12 mijë e 200 metra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)