28 Mars 2024

Tubacioni BTC transporton naftën turkmene drejt Mesdheut

Prishtinë, 12 shkurt - Një faqe interneti që bën publikime rusisht në Turkmeni, ka shkruar se nëpërmjet Tubacionit Naftësjellës Baku-Tbilis-Xhejhan (BTC) po transportohet edhe naftë turkmene.

Sipas lajmit, deri më tani nga kjo linjë naftësjellëse janë transportuar drejt Mesdheut afro 1,5 milionë tonë naftë turkmene.

Në këtë lajm të bazuar në deklaratën e Kompanisë Shtetërore të Naftës në Azerbajxhan, thuhet se falë furnizimit që filloi 7 muaj më parë, nëpërmjet Tubacionit Naftësjellës Baku-Tbilis-Xhejhan drejt Mesdheut janë transportuar çdo muaj mbi 200 mijë tonë naftë turkmene.

Gjatë muajit korrik të vitit të kaluar Kompania Shtetërore e Naftës në Azerbajxhan bashkë me disa kompani ndërkombëtare kishin nënshkruar një marrëveshje për transportimin e naftës turkmene drejt Evropës nëpërmjet Naftësjellësit BTC.

Nafta që prodhohet në zonat malore Ekerem dhe Gum në perëndim të Turkmenisë, dërgohet në Baku me anije cisternë nëpërmjet Detit Kaspik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)