19 Prill 2024

Trichet kërkon nga vendet e industrializuara reduktimin e borxheve

Bruksel, 28 gusht - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet kërkoi nga vendet industriale që të ulin me radhë borxhet e tyre.

Qeveritë dhe bankat qendrore do të duhej të gjenin një rrugë për të pakësuar borxhet e tyre të krijuara gjatë krizës financiare dhe ekonomike, por në të njëtën kohë pa e dëmtuar procesin e zhvillimit ekonomik, tha Trichet gjatë takimit të rregullt vjetor të bankave monetare në Jackson Hole në shtetin federal amerikan Wyoming.

Kryetari i Bankës Qendrore të SHBA-së, Ben Bernanke, tha se FED-i  në rast nevoje do të mbështesë me masa shtesë koniukturën jostabile në Shtetet e Bashkuara.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)