24 Tetor 2021

Trepça ka nevoj për mbeshtetje konkrete e jo vetëm me fasad ligjore

Prishtinë, 10 janar - Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu tha se `Trepçës` i duhet mbështetje konkrete, jo vetëm ligji.

"Rëndësia e 'Trepçës" në shumë dimensione është e pa kontestuar dhe në veçanti në atë ekonomik. Duhet kuptuar se sa i duhet Kosova sot 'Trepçës' ajo do t'i duhet Kosovës në të ardhmen" tha Gërxhaliu.

Sipas tij nuk mjafton vetëm ndryshimi ligjor lidhur me ' Trepçën" si populizëm politik, por asaj i duhet ndihmë konkrete e cila do t'i ndihmojë në rivitalizimin e saj dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe jo vetëm prodhuese.

"Meritën më të madhe e kanë minatorët dhe jo politika. Minatorët e kanë mbrojtur "Trepçën" me sakricë dhe nuk e meritojnë të jenë barrë e qeverisë, por të jenë pjesë e kontributit për zhvillim ekonomik të Kosovës" tha Gërxhaliu.

Sipas tij "Trepça" duhet të mblështetet me investime të reja teknologjike, me trajnime dhe ri freskim të stafit, me teknologji të përpunimit të metaleve, për t'i shtuar vlerën dhe në veçanti të analizohet mundësia e partneritetit publiko-privat, ku përveç qeverisë, punëtorëve, edhe kapitali privat do ketë mundësi të investojë në rivitalizimin e "Trepçës", por gjithëmonë bazuar në dialog, partneritet dhe në veçanti bazuar në sundim të rendit dhe ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)