29 Maj 2020

Trepça do të ketë vëmendje edhe më të shtuar në pakon e dytë fiskale

Prishtinë, 15 maj - Në një takim të përbashkët, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, pritën Kryesuesin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës, Sylejman Hyseni, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli dhe ish drejtorin e Trepcës, Nazmi Mikullovci.

Në takim, përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Trepça” diskutuan mbi potencialin e Trepçës dhe planet për maksimizimin e këtij potenciali. Kapacitetet e saj janë shtetndërtues, por për realizimin e tyre duhet të hartohen plane dhe të ketë planifikim.

"Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë dhe Kryeministrit në detyrë. Derisa po ballafaqohemi me pandeminë e cila përpos shëndetit publik po na e cenon edhe shëndetin ekonomik, për Trepçën jemi duke u kujdesur përmes masës së katërt të Pakos Fiskale Emergjente kurse ajo do të ketë vëmendje edhe më të shtuar në pakon e dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike", ka deklaruar kryemistri Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)