27 Maj 2022

Tregu zviceranë njihet me produktet nga industria e drurit të Kosovës

Basel, 1 maj - Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë nga industria e përpunimit të drurit në panairin SWISS BAU që mbahen në muajin maj 2022 është bërë tashmë traditë. Për herë te katert, Kosova prezanton arritjet më të fundit në këtë industri në panairin Swissbau në Basel të Zvicrës.
 
Panairi Swissbau që organizohet çdo dy vjet në Basel këtë vit mbahet në datat 03-06 Maj 2022. Kompanitë kosovare që do të ekspozojnë produktet e tyre të ndryshme nga druri dhe zgjidhjet për ndërtim dhe enterier në këtë panair janë: Elnor; Shehu; Mercom Company; Vater 1954; Mobile Dekor; Green House; Dardania Model dhe Behari Dyer.

Ky është panairi kryesor për industrinë e drurit dhe të ndërtimtarisë në Zvicër, ku çdo vit prezantohet inovacioni botëror në industrin e ndertimit dhe produkteve nga druri.  

Në Swissbau, kompanitë kosovare do të ekspozojnë një gamë të gjerë të produkteve, si: dyer, dritare, kuzhina, karrika dhe tavolina, shkallë prej druri, shtepia nga druri,elemente të drurit për enteriere dhe produkte të tjera.

“Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë në këte panair rezulton e suksesshme çdo herë, ndaj është e rëndësishme të jemi të pranishëm."

"Pas ekspozimit, prodhuesit tanë nënshkruajnë kontrata, nisin eksportin e produkteve made in Kosova dhe tashmë kanë krijuar pikat e tyre në shtete të ndryshme evropiane,” thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

Viti 2020 kishte rezultuar me kontrata dhe marrveshje eksporti ne vlere 5mil.Eur,vetem gjate diteve sa ekspozuesit ishin prezent,pa permendur me pas kerkesat e shtuara nga bleresit prej Zvicres,Gjermanise dhe vendeve tjera.

“Përveç krijimit të lidhjeve të biznesit, pjesëmarrja në këto panaire është shumë e rëndësishme, pasi prodhuesit tanë përfitojnë direkt nga inovacioni që prezantohet në këto ngjarje. Për shembull këtë vit, fokusi i panairit Swissbau do të jetë tek automatizimi i ndërtesave, digjitalizimi i sistemeve ne ndermarrje, energjia,  teknologjia dhe tjera”.

Ngjarja e takimeve B2B biznes me biznes do te jete data 5 Maj 2022 ku rreth 100 kompani te fuqishme zvicrane do takohen me firmat nga Kosova per lidhje bashkpunimi, eksport, furnizim, investime dhe te arritura te tjera.

Pjesëmarrja e kompanive në këte panair u mundesuar nga SHPDK me perkrahjen dhe mbeshtetjen nga: MINT Ministria e Industrise Ndermarresise dhe Tregtise/KIESA dhe USAID Kosovo Compete Activity .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 maj 2022

- Fillon punimet konferenca “Qasjet Aktuale në Diagnostikimin dhe Menaxhimin e Pacientëve me Sklerozë Multiple, Dita Botërore e Sklerozës Multiple 2022”. (Four Points by Sheraton, Marigona Residencë, ora 9:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, do të flasë në hapjen e Forumit të Bizneseve të Diasporës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore - Së Bashku Kundër Korrupsionit” mbahet konferenca për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”, në të cilin raport trajtohet ndryshimi e shpeshtë i ligjeve anti-korrupsion dhe nevoja që ndryshimeve të ligjeve tu paraprijë vlerësimi periodik i legjislacionit dhe masave anti-korrupsion. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

-  Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë fjalë rasti në ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt. (Hoteli Emerald, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. (Hamoc, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N303, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe të vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Feim Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaqi në fshatin Fortesë. (Fortesë, ora 12:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 12:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi. (Në rrugën Fortesë-Celinë, ora 13:0)

- Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të takohet me një delegacion nga Shqipëria, të kryesuar nga ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë - Shqipëri”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)

- Mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit në fshatin Brestoc. (Brestoc, ora 14:00)

- Kombëtarja e Kosovës i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. (Stërvitja e parë mbahet, ora 10:30 derisa stërvitja e dytë, ora 17:30)