05 Gusht 2020

Toyota tërheq automjete të tjera nga qarkullimi

Tokio, 9 shkurt - Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, Toyota, ka njoftuar tërheqjen nga qarkullimi të disa mijë automjeteve anembanë globit. Ky vendim shihet si një goditje tjetër e reputacionit të kompanisë.

Tërheqja pritet të kryhet për afro 400 mijë automjete që u shitën vitin e kaluar, mes të cilëve edhe Prius, modeli më i vlerësuar i Toyota-s.

Korrespondenti i BBC-së në Tokio, Roland Buerk, thotë se vendimi më i fundit e cënon edhe më shumë imazhin, për të cilin Toyota kishte dekada që punonte.

Për Toyota-n, modeli Prius me motor të përshtatur për emetim më të vogël gazrash, është mjeti drejt të ardhmes me një mjedis më të pastër.

Prius është modeli që shitet më së shumti në Japoni, ndaj edhe problemi me frenat po e dëmton kompaninë. Reputacioni i prodhuesit më të madh të automjeteve në botë ka pësuar goditje nga dy tërheqje masive të prodhimit nga qarkullimi, për shkak të problkemit me pedalin e gazit dhe frenat.

Disa dhjetëra shoferë në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni janë ankuar se frenat e modelit Prius nuk funksionojnë si duhet në rrugë jo të mira. Dy modele të tjerë te Toyota-s, Lexus HS250 dhe Sai që shitet vetëm në Japoni përdorin sisteme të ngjashme frenimi.

Aksionet e kompanisë kanë shënuar rënie për shkak të kritikave se Toyota duhej të kishte ndërhyrë më shpejt për zgjidhjen e këtij problemi, njofton korrespondenti i BBC-së në Tokio, Roland Buerk.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)