04 Mars 2021

“Toyota” rriti shitjen për 13 %

Tokio, 30 mars - Gjiganti automobilistik japonez “Toyota” rriti shitjen e tregjeve botërore për më shumë se 13 për qind në muajin shkurt të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, lajmëruan përfaqësues të kompanisë.
 
Ndonëse para do kohe “Toyota” tërhoqi mbi tetë milionë automjete për shkak të problemeve teknike, megjithatë në shkurt shënoi rritje të konsiderueshme të shitjes së modeleve.
 
Muajin e kaluar gjiganti automobilistik prodhoi 655.180 automjete, që paraqet rritje të prodhimit prej 69.2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)