29 Mars 2024

Toyota “prius” rrënon të gjitha rekordet

Tokio, 7 prill - Hibridi i Toyota-s “prius” është automobili më mirë i shitur në Japoni në muajin mars, 11 muaj me radhë, edhe përkundër problemeve të tetë milionë veturave të Toyota-s në mbarë botën.

Toyota muajin e kaluar ka shitur 35.546 automjete të këtij modeli që punon me benzinë dhe rrymë, lajmëroi Shoqata japoneze e shitësve të automobilave.

Prius është automobili më i shitur edhe në Japoni në vitin afarist që përfundoi më 31 mars me 277.485 modele të porositura, që është katërfish më shumë sesa në vitin 2008.

Prius-i tani në gjeneratën e tretë pas debysë në vitin 1997 është hibridi më i shitur në botë me gjithsej 1,7 milionë ekzemplarë të shitur. Në Japoni është aq i popullarizuar, saqë nga pagesa priten gjashtë muaj për të marrë makinën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)