26 Prill 2024

Toyota paguan 10 milion dollarë dëmshpërblime

New York, 24 dhjetor - Toyota i pagoi 10 milion dollarë familjeve të katër persona të vrarë në një autostradë në SHBA në 2009-n, si pasojë e problemeve të gazit të modelit Lexus, lajmëroi në mëngjes “CNN”.

Shtëpia japoneze e automobilëve, që më parë nuk kishte pranuar dhe as mohuar vendimin për pagimin e dëmshpërblimit, shprehu keqardhjen që lajmi u bë publik.

Vërtetimi i problemeve të gazit në atë aksident detyroi Toyota-n që të tërhiqte me miliona makina, për të riparuar sistemin në fabrikat e saj. Në një deklarë të lëshuar prej kompanisë, lexohej:

”Siç është e zakonshme në raste të tilla, palët duhet të mbajnë marrëveshjet konfidenciale, pjesërisht edhe për publicitetin e padëshiruar dhe mbrojtjen e familjeve në këtë periudhë të vështirë për ta”.

Aksidenti i kushtoi jetën një familjeje prej tre presonash dhe kunatit të tyre, kur pedali i gazit mbeti i shkelur, deri sa makina u përplas pas një mjeti tjetër me shpejtësinë e 190 kilometrave në orë. Toyota i ka paguar më parë gjatë vitit një gjobë prej 32,4 milion dollarësh shtetit amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)