26 Prill 2024

Toshiba me 8,8 miliardë dollarë humbje në 2016

Tokio, 11 gusht - Konglomerati i njohur japonez “Toshiba” ka shënuar një humbje neto prej 965,7 miliardë jenësh (8,8 miliardë dollarë) në pasqyrën financiare të vitit të kaluar.

Kompania 142-vjeçare ka të ngjarë të përjashtohet nga Bursa e Tokios (TSE), pasi rezultatet e vonuara financiare u miratuan pjesërisht nga kompania e auditit “PricewaterhouseCoopers Aarata” (PCA).

Megjithatë, PCA-ja ka lëshuar një opinion të pafavorshëm lidhur me kontrollet e brendshme të “Toshiba”-s, pasi kompania ka pësuar humbje të mëdha që lidhen me njësinë amerikane të energjisë bërthamore “Westinghouse Electric”, tashmë jofunksionale.

Gjithashtu, në mars, “Toshiba” raportoi një vlerë neto negative prej 552,9 miliardë jen.

“Toshiba”, e cila është ende duke u përballur me frikën se mund të përjashtohet nga TSE-ja, po përpiqet të shesë njësinë e vet fitimprurëse për të mbledhur para.

Kompania do të çregjistrohet nga Bursa e Tokios nëse raporton një vlerë neto negative edhe për vitin e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)