20 Prill 2024

Tibet, prodhimi Industrial nxit zhvillimin ekonomik

Tibet, 1 gusht - Këtë vit është 60-vjetori i çlirimit paqësor të Tibetit. Në 60 vite çdo sferë e shoqërisë tibetiane pësoi ndryshime të mëdha.

Para çlirimit paqësor, Tibeti nuk kishte asnjë ndërmarrje industriale, madje edhe një gozhdë nuk mund të prodhohej. Vëllimi i prodhimit industrial ishte \"zero\".

Deri në vitin 2010, Tibeti krijoi fillimisht një sistem të profilizuar të prodhimit industrial, që ndikoi në rritjen e prodhimit të rajonit autonom deri në mbi 16 miliardë e 300 milionët juanë.

Në një konferenc me gazetarët, zv-drejtori i Departamentit të Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Zhu Taizhong të Tibetit, theksoi se profilizimi i industrisë dhe nxitja e zhvillimit ekonomik e shoqëror të Tibetit, mbeten garanci për ndërtimin e një shoqërie komode dhe të përparuar, jo vetëm në Tibet, por në të gjitha krahinat.

Për një kohë të gjatë, bujqësia dhe blegtoria zinin një përqindje të madhe në strukturën ekonomike të Tibetit. Por tani vëllimi i prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe blegtoral zë 80% të prodhimit të përgjithshëm industrial e po 80% është edhe përqindja e popullsisë që merret me bujqësi e blegtori në Tibet.

Bujqësia dhe blegtoria mbeten baza ekonomike e Tibetit. Krahas përmirësimit gradual vitet e fundit të transportit, furnizimit me energji elektrike dhe infrastrukturës, zhvillimi industrial është kthyer gradualisht në një pikë të re për rritjen ekonomike të rajonit autonom të Tibetit.

Krahas përsosjes së infrastrukturës, Tibeti ka një bazë të mirë të industriale. Pas zgjidhjes së problemit të veshmbathjes dhe ushqimit, njerëzit presin të pasurohen në Tibet. Autoritetet lokale të Rajonit Autonom, thonë se industria është një rrugë e domosdoshme për nxitjen e zhvillimit të shpejtë ekonomik.

Gjatë planit të XI pesëvjeçar, rritmi i rritjes industriale ishte i shpejtë. Vitet e fundit, për të shpejtuar zhvillimin industrial, Tibeti ka krijuar disa zona industriale.

Për planifikimin e zhvillimit të zonave industriale, Tibeti importoi kryesisht teknologji që i përputhet kushteve atmosferike të rajonit.

Tibeti ndodhet në çatinë e botës. Përbërja gjeologjike e rrafshnaltës së Tibetit është shumë e pastër. Prandaj, këtu nuk përshtatet zhvillimi i industrisë me ndotje të rëndë.

Në rrethana të tilla, duhet synuar zhvillimi kryesisht i një industrie të profilizuar. Për këtë, administrata e rajonit autonom të Tibetit jep çdo vit 200 milionë juanë, për të përkrahur zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Në të ardhmen, Tibeti do të shpejtojë zhvillimin e industrisë së profilizuar dhe do të kontrollojë rreptësisht ndërtimin e objekteve me ndotje të madhe, për të mbrojtur mjedisin e pastër natyror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)