20 Prill 2024

Teknologjia e gjelbër në industrinë e prodhimit të automobilëve

Dedroid, 3 mars - Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera thonë se janë të angazhuara për një ardhme të gjelbër dhe e kanë mbështetur këtë nismë me investime miliona dollarëshme në teknologjinë e gjelbër dhe në një masë të konsiderueshme në industrinë e prodhimit të automobilëve.  Duket se këto investime po japin tani rezultate pozitive.

Fituesi i çmimit prej 5 milionë dollarësh për makinën më efiçiente që bën 160 kilometra pa u furnizuar, për çudi nuk është për një makinë elektrike.  Kjo makinë shumë e lehtë punon me etanol E-85 dhe ka një motor me djegije të brendëshme si automobilët e zakonshëm.  Bred Xhegër është inxhiniet në ekipit Edison 2.

"Pesha e lehtë ka avantazhin e funksionit të tëheqjes aerodinamike. Këto dy elemente e kanë çuar projetin atje  ku është sot.  Pavarësisht nga e merr energjinë, kjo makinë ka rendimet të lartë”.

E-85 është e përbërë nga 85 përqind etanol nga mirsri.  Megjithëse makinat janë mjat efiçiente me etanol, prodhimi i etanolit nuk është një proces shumë efiçient, aq më tepër kur konkurenca për misrin sjell rritjen e çmimeve të këtij drithi.  Dejvid Fridman i Lidhjes së Shkencëtarëve të Preokupuar thotë se çelsi me etanolin është shmangia e tregtimit të ushqimeve për të prodhuar karburant.

"Burimet më të mira për etanolin janë mbetjet e drurit, barërat apo plehërat.  Këto janë mbetje që mund të fermentohen dhe të përdoren për prodhimin e etanolit për makinat.  Problemi me etanolin e tanishëm është se pjesa më e madhe e tij prodhohet nga misri apo kallami i sheqerit.  Kjo nuk është mënyra më e mirë për prodhimin e tij, pasi kërkon një sipërfaqe të madhe toke dhe shumë ujë, madje shkakton edhe rritjen e çmimeve”.

Makina shumë e lehtë e projektuar nga ekpi Edison 2 konkuroi me sukses dhe doli në krye, duke fitues edhe çmim prej pesë milionë dollarësh.  Pothuajse të gjitha makinat e tjera që u paraqitën në konkurs ishin me bateri.

"Ndez makinën dhe bateria aktivizohet.  E vë në marshin që do dhe nisesh”, thotë një nga përfaqësuesit e firmave pjesëmarrëse në konkurs.

Por edhe bateritë kanë problemet e tyre.  Ato duhet të karikohen shpesh me elektricitet që prodhohet nga termocentralet, shumica e të cilëve punojnë me qymyr guri.  Problemi tjetër është se çfarë duhet bërë me litiumin kur bateria del jashtë përdorimit.

Të gjitha këto makina u projektuan me një qëllim të vetëm, të jenë super efiçiente, ndërkohë që plotësojnë kërkesat për komoditet të konsumatorëve dhe standardet e sigurimit teknik të industrisë së prodhimit të makinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)