25 Prill 2024

“Stream Oil” do të largojë nga puna 220 punëtorë

Otava, 25 korrik - Kompania e njohur kanadeze, “Stream Oil&Gas” pritet të largojë nga puna 220 naftëtarë. Kjo skemë nuk ka lidhje me vendimin e “Albpetrol”, e cila në shtator do të lirojë nga funksionet 2500 naftëtarë dhe më pas edhe 500 të tjerë.

Njoftimin për reformën në kompaninë private e ka dhënë më 4 korrik vetë drejtori i përgjithshëm, Arian Tartari, ku me anë të një letre ka vënë në dijeni 519 punonjësit.

Plani do të shtrihet me dy faza, gusht dhe shtator, me largime në secilën periudhë të 110 naftëtarëve.

“Shpresojmë të gjejmë mirëkuptimin tuaj për realizimin e këtij procesi të dhimbshëm, por të nevojshëm, në mënyrë që ‘Stream Oil&Gas’ të realizojë programet dhe treguesit e parashikuar dhe të konkludojmë me arritjen e një marrëveshje për këtë qëllim”, u drejtohet Tartari punonjësve.

Prej vitit 2007, kompania zhvillon dhe prodhon hidrokarbure në vendburimet Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Delvinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)