15 Tetor 2018

Statuti i miratuar nga Qeveria rrezikon zhvillimin e Trepçës

Prishtinë, 5 qershor - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti dhe drejtuesi i Komitetit për Industri, Nazmi Mikullovci, paraqitën në konferencë për media vërejtjet dhe shqetësimin e Lëvizjes në lidhje me statutin e ri të ndërmarrjes Trepça miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari, Albin Kurti foli për rëndësinë që Trepça ka në zhvillimin e Republikës së Kosovës, rëndësi kjo që aspak nuk shprehet në statutin e ri të kësaj ndërmarrje.

“Për ne, Trepça është tri gjëra kryesore: e para kapacitet industrial prodhues, e dyta, pasuri minerare dhe e treta organizatë e punëtorëve. Statuti i ri, është i tillë që, në fakt nuk është përpiluar nga bordi mbikëqyrës i Trepçës siç do të duhej por ka ardhur aty i servuar nga Qeveria."

"Asetet të cilat përfshihen janë shumë të kufizuara: janë 3 miniera me flotacionet e tyre dhe eventualisht, vetëm pas një studimi të fizibilitetit të tyre janë edhe metalurgjia e plumbit, e zinkut dhe industria kimike që nuk është e sigurtë se në fund do të jenë të përfshira në ndërmarrjen e re publike “Trepça sh.a.”, tha Albin Kurti.

Drejtuesi i Komitetit për Industri në Lëvizjen Vetëvendosje!, Nazmi Mikullovci foli për shkatërrimin sistematik që i është bërë Trepçës nga Qeveritë që vetëm kanë ndërruar fytyrat dhe strategjitë por gjithnjë në dëm të ndërrmarrjes e së fundi edhe përmes hartimit të statutit të ri që tenton t’i jep goditjen përfundimtare pasurisë më të madhe të Republikës së Kosovës.

“Me këtë statut Trepçës do t’i ndërprehet zhvillimi, duke e humbur industrinë dhe duke mbetur vetëm në bujqësi e xehtari. Në asnjë vend nuk përmenden pasuritë dhe investimet e Trepçës”, tha Nazmi Mikullovci.

Poashtu ai theksoi edhe faktin se ky statut i ri rregullon zgjedhjen e Bordit, që ka 9 anëtarë, 3 prej të cilëve thuhet se duhet të jenë serbë, mirëpo po të njejtit kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij bordi. Kësisoj qëllimi dhe rezultati i këtij ligji të ri do të jetë ndarja e Trepçës.

Në statut gjithashtu nuk përmenden fare mijëra hektarë tokë, objekte të ndryshme në Kosovë dhe vende të ish-Jugosllavisë, pasuri këto të ndërmarrjes Trepça, të cilat janë duke shkuar drejt likuidimit.

Në lidhje me këtë çështje, Lëvizja Vetëvendosje!, nesër do ta mbajë një tryezë me ekspertë dhe njohës të kësaj fushe për të diskutuar edhe më tutje për zhvillimin dhe mbrojtjen e Trepçës.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2018

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. (Rruga “Muharrem Fejza”, ora 10:00)
 
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë do të nënshkruajnë një marrëveshje për të mbështetur sektorin e sigurisë në Kosovë. (Ambientet e UNDP-së në Arbëri, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare 'Pjeter Bogdani' organizon ceremoninë e hapjes së ekspozitës "Jeta dhe vepra e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu'. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e seancave plenare të Kuvendit, ora 10:00)

- Zyrja e UNICEF-it në Kosovë bën lancimin e aplikacionit “Shnet”. (Sheshi 21, ora 11:00)

- Kryeministri Haradinaj merr pjesë në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës”, të autorit Nexhat Daci. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e drejtorit te Shëndetesisë dhe Mireqenies Sociale, Selami Xhemajli nga Komuna e Gjilanit. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilin do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilin do të behët shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajnë ceremoninë e 13-të të ndarjes së Çmimeve për arritjet më të mira në Gazetari për temën e Varfërisë 2018. (Kino Armata pranë Hotelit Grand, ora 16:00)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Instituti për Integrime Evropiane dhe Qendra Grotius organizojnë debat për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. (Kolegji UBT,  ora17:00)

- Ambasada e Kroacisë shënon vitin e 5-të të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore të Universitetit në Prishtinë, ora 18:00)