25 Prill 2024

Spiunazhi ekonomik kërcënon “Renault”

Paris, 7 janar - Prodhuesi francez i makinave, “Renault” ka deklaruar se spiunazhi industrial ndaj biznesit të tij përbën një rrezik serioz për “asetet strategjike” të tij.

Deklarata vjen një ditë pasi “Renault” pezulloi tre menaxherë të vjetër, pas një hetimi mbi një rrjedhje të mundshme informacionesh mbi makinat elektrike.

Duke komentuar cështjen, ministri francez i Industrisë, Eric Besson paralajmëroi se vendi po përballet me një “luftë ekonomike”. Zoti Besson tha se situata në kompaninë prestigjoze franceze duket shumë serioze.

“Shprehja “luftë ekonomike”, që mund të tingëllojë shumë e egër, për këtë rast është më se e përshtatshme”, tha ai për një radio franceze.

Ministri u bëri thirrje kompanive franceze që marrin fonde publike që të përmirësojnë masat e tyre të sigurisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)