26 Prill 2024

Shqyrtohet plani për ristrukturimin e ”Trepçës”

Prishtinë, 4 tetor - Në mbledhjen e sotme të  Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, u shqyrtua Strategjia minerare e Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2025.

Komisioni shqyrtoi edhe planin për ristrukturimin e kombinatit metalurgjik ”Trepça” dhe përgatitjen e tij për tërheqje të investimeve.

Strategjinë minerare të Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2025, anëtarët e Komisionit e vlerësuan unanimisht dokument të përgatitur mirë, por që është ofruar me vonesë nga Qeveria.

Edhe planin për ristrukturimin e “Trepçës” dhe përgatitjen e tij për tërheqje të investitorëve, anëtarët e Komisionit e vlerësuan të mirë, duke e konsideruar pjesë integrale të strategjisë afatgjate për miniera dhe minerale.

Pas debatit lidhur me këto dokumente të ofruara nga Qeveria, Komisioni vendosi që para se të bëjë rekomandimet, gjatë ditëve në vijim të organizojë dëgjim publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)