19 Prill 2024

Shkarkimi i kryeshefit të Trepçës, vendim i pavarur i bordit

Prishtinë, 16 prill - Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka bërë të ditur se dje nga vetë ndërmarrja publike "Trepça" është njoftuar se Bordi i përkohshëm mbikëqyrës ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv Basri Ibrahimin. Dorëheqja e tij ka qenë kërkese e këshillit grevist të minatorëve, që janë hedhur në grevë për shkak të vonesës së pagave.

Por, në prononcimin e tij për media, Ibrahimi ka akuzuar Ministrinë se ka porositur shkarkimin e tij dhe ka vonuar qëllimisht dhënien e subvencioneve, që janë ndarë me ligjin për buxhetin. Deklarata e tij është e pavërtetë.

Ministria në fakt e ka trajtuar ndërmarrjen Trepça SH.A me përparësi, duke e vë para ndërmarrjeve të tjera publike, për shkak të ndjeshmërisë ndaj minatorëve.

Para se të jepen subvencionet, ndërmarrja duhet t’i paraqesë Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, pranë Ministrisë, të dhënat për projektet dhe operacionet, që do të mbështeten me subvencione. Z. Ibrahimi i ka dorëzuar të dhënat me vonesë.

Përkundër kësaj vonese, Njësia për NP ka finalizuar brenda ditës draftin e marrëveshjes për Trepçën. Ministrja Rozeta Hajdari e ka nënshkruar atë menjëherë dhe ka udhëzuar zyrtarët e Ministrisë të bartin mjetet në llogari të ndërmarrjes. Mirëpo zyrtarët financiarë kanë hasur në pengesa shkaku i mangësive në dokumentacion.

Menaxhmenti i ndërmarrjes nuk ka raportuar siç kërkohet për subvencionet e mëparshme, për të siguruar se mjetet janë ndarë sipas marrëveshjes dhe pa diskriminim - si për minatorët në Leposaviq, ashtu për minatorët në Stantërg e në Artanë. Kjo situatë ka detyruar zyrtarët të hetojnë çështjen në hollësi, por nuk ka shkaktuar vonesa të tilla sa për t’u bërë shkas i pakënaqësisë së minatorëve.

"Rikujtojmë se ndërmarrja ka keqmenaxhuar subvencionet më parë, ku me paratë e dhëna për rrymë, në dhjetor të vitit 2019, janë shlyer borxhe të tjera."

"Në mars të 2020-tës, ndërmarrjes i janë dhënë subvencione shtesë për rrogat e minatorëve, ndërsa menaxhmenti ka shënuar gabimisht numrin e xhirollogarisë së ndërmarrjes, duke shkaktuar vonesë në bartjen e mjeteve."

"Në paraqitjen e kërkesës për subvencione, menaxhmenti ka ngatërruar operatorët e energjisë KEK dhe KEDS, duke krijuar përshtypje të gabuar për detyrimet ndaj këtyre operatorëve."

"Jo-profesionalizmi në komunikim gjatë përgatitjes së marrëveshjes së re për subvencione është vazhdimësi e shkeljeve dhe gabimeve të së kaluarës. Kurse vendimi i bordit të përkohshëm mbikëqyrës është vendim i pavarur, për të cilin Ministria është njoftuar tek pas marrjes së tij", thekson MEPTINIS.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)