16 Korrik 2020

Shembet dheu në Minierën e Artanës, humbin jetën dy punëtorë

Prishtinë, 2 qershor - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka njoftuar se sot në orët e paraditës në minerën e Artanës, kan humbur jetën dy punëtorë.  
 
Punëtorët që humbën jetën janë një xehtar dhe një inxhinjer të moshës 50 dhe 51 vjeqar, ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjës së pjesës tavanore të punishtës në të cilën ndodheshin gjatë kohës kur ishin duke kryer punën e tyre punëtorët të këtij ndrrimi, ndërsa 3 punëtorët  nga punishtet e tjera i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore.

KPMM-ja pas marrjës së informatës, ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjë gjendet Kryesuesi i Bordit të KPMM-së dhe tre antarë  të tjerë të Bordit, si dhe Kryeinspektori i KPMM-së.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjës është prezent edhe njësja e shpëtimit dhe e ndihmës së parë, ku i është ofruar ndihma e parë punotrëve që janë të shpëtuar, të cilët kan pasur lëndime të lehta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)