27 Maj 2020

SHBA vendos moratorium të ri për shpimet në det

Washington, 13 korrik - Qeveria amerikane pas dy dështimeve para gjykatave ka vendosur një moratorium të ri për shpimet në thellësi të detit, për nxjerrjen e naftës.

Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm Ken Salazar në Uashington. Moratoriumi do të zgjatë deri më 30 nëntor dhe vlen për të gjitha llojet e shpimeve.

Salazar deklaroi se pauza është e domosdoshme, për shkak të katastrofës humanitare në Gjirin e Meksikës, me qëllim që të evitohen të gjitha rreziqet për përsëritjen e një rasti të tillë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Maj 2020 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore, shqyrton po ashtu Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N 302, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - pa prezencën e mediave)

- Disa Organizata Jo Qeveritare dorezojn  Peticionin - 'Mos na helmoni!' - kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

- Komuna e  Rahovecit, organizon debat publik me qytetarët për Taksa Komunale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 13:30)

- Me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës'. (Mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)