25 Prill 2024

SHBA: rrezikohet ndërprerja e furnizimit me naftë

New York 26 shkurt - Shtëpia e Bardhë u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe bota mund ta përballojnë një ndërprerje të furnizimit me naftë e lidhur me krizën në Libi.    

\"Jemi në kontakt me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë dhe jemi në gjendje të reagojmë në rast ndërprerjeje të furnizimit\", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney.    

Jay Carney nuk dha hollësi se çfarë masash mund të marrë administrata Obama për të përballuar një situatë të tillë.    

Këto komente të Shtëpisë së Bardhë vijnë pasi tre parlamentarë demokratë i kanë kërkuar presidentit Barack Obama të përdorë rezervat strategjike të naftës së Shteteve të Bashkuara për të shmangur një rritje të çmimit të naftës bruto për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.    

Çmimet e naftë ranë sot në Nju Jork, pasi fuçia referencë ra me 82 centë duke u bërë 97,28 dollarë, ndërkohë që tregu po përpiqet të shohë nëse vende të tjera prodhuese mund të kompensojnë humbjet e prodhimit në Libi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)