28 Mars 2024

Sanohet tubi i Ujësjellësit, njëra pjesë e Fushë Kosovës pa furnizim me ujë

Fushë Kosovë, 29 korrik - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se konsumatorët e njërës pjesë të Fushë Kosovës gjegjësisht rruga e Pejës, duke filluar nga rrethi i qytetit deri në Bresje se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10.00 deri në orën 16.00 do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm është sanimi i tubit me diametër 160 mm, i cili është dëmtuar sot në orën 08.30.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)