21 Prill 2021

Rusia stimulon blerjen e automobilave të reja

Moskë, 9 mars - Rusia filloi të zbatojë program për nxitjen e zëvendësimit të automobilave të vjetra me të reja, me qëllim të dhënies së mbështetjes së industrisë ruse për automobila, e cila hasi në gjendje të vështirë.

Të gjithë qytetarët të cilët do të vendosin deri më 1 dhjetor ta zëvendësojnë automjetin e vjetër dhjetë ose më shumë vite për automjete të reja, do të fitojnë kuponë prej 50.000 rubleve (1.680 dollarë) për blerjen e automjetit të ri nëse ai është prodhuar në Rusi.

Autoritetet presin të shesin së paku 200.000 automjete të reja, ndërsa për zbatimin e programit janë ndarë gjithsej rreth 369 milionë dollarë.

Programi është ngritur pasi qeveria ruse më 4 mars miratoi propozim-strategjinë sipas të cilës deri në vitin 2020 ka ndër mend që në industrinë të investojë së paku 1.200 miliardë ruble.

Prodhuesit rusë të automjeteve tashmë një kohë të gjatë durojnë pasojat negative nga mungesa e investimeve. Konsumuesit deri më tani më shumë kanë blerë modele të huaja se sa vendore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Prill 2021 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Bleron Ramusholli për vepren penale 'Dhunimi'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)