19 Prill 2024

Rusia përuron gazsjellësin "Yamal" në Siberinë Arktike

Moskë, 9 dhjetor - Presidenti rus, Vladimir Putin përuroi të premten në Siberinë Arktike projektin e jashtëzakonshëm "Yamal" për nxjerrjen dhe transportimin e gazit në kushte klimatike dhe gjeologjike ekstreme. Ky projekt realizohet me pjesëmarrjen e grupit francez "Total" dhe të Kinës.

"Ju përgëzoj të gjithëve për nisjen e anijes së parë gazmbajtëse, që mban emrin e mikut tonë Christophe de Margerie", deklaroi presidenti rus.

Grupi privat rus "Novatek", në krye të konsorciumit ndërkombëtar që drejton këtë projekt me vlerë prej 27 miliardë dollarësh, nisi të premten një anije gazmbajtëse dhe akullthyese që do të transportojë ngarkesën e parë të gazit të lëngshëm natyror drejt Azisë.

Si një prej projekteve më të mëdha dhe më ambicioze në botë në këtë sektor, "Yamal" synon të ndërtojë në tre etapa një uzinë të lëngëzimit të gazit që do të mundësojë prodhimin e rreth 16,5 milionë tonë gaz në vit duke filluar nga viti 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)