08 Gusht 2020

Rritja e aktiviteteve ekonomike në sektorin minerar krijon vende pune

Prishtinë, 26 janar - Përpjekjet për rritjen e aktiviteteve ekonomike në sektorin minerar janë të rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës, megjithatë konsideratë duhet pasur edhe për aspektet e transparencës, ashtu që të zvogëlohet perceptimi për korrupsion në këtë sektor.

Kjo u tha në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në të cilën u diskutua për korrupsionin në sektorin minerar në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve që kanë për synim rritjen e vetëdijes së bizneseve për luftimin e korrupsionit dhe rritjen e etikës në biznes, të përkrahur nga projekti iFuqizimit të Përpjrkjeve për Luftimin e Korrupsionit të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të vë potencialet në sektorin minerar në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit, derisa synon rritjen e transparencës dhe eliminimin e konflikteve në kompetencat e institucioneve të ndryshme që rregullojnë sektorin minerar.

Ai tha se viti 2018 do të jetë viti i Trepçës, por edhe i promovimit të potencialeve për investim nga sektori minerar. Ai propozoi krijimin e një Bordi Këshilldhënës për Sektorin Minerar, duke ftuar përfaqësuesit e shoqatave të biznesit që të kontribuojnë me rekomandimet e tyre.

Azem Rexhaj, Anëtar i Bordit i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale tha se Bordi dhe Menaxhmenti i këtij komisioni është i përkushtuar për luftimin e korrupsionit. Ai ftoi bizneset që të adresojnë shqetësimet e tyre me argumente konkrete.

Ai poashtu foli edhe për disa dispozita konkflktuoze ndërmjet Ligjit për Miniera dhe Minerale si dhe Ligjit për Menaxhimin e Pyjeve, i cili u shkakton bizneseve probleme.

Rexhaj tha se me ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale, do të mundësohet edhe krijimi i të ashtuquajturave ‘one stop shope’ të cilat do të ndikojnë në reduktimin e kontakteve fizike ndërmjet bizneseve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, e me këtë edhe mundësitë e shfaqjes së korrupsionit, kjo duke u bazuar edhe në praktikat nëdrkombëtare.

Bedri Halimi, Kryeinspektor mjedisor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor foli për punën që bëjnë inspektorët mjedisorë në parandalimin e dëmeve mjedisore nga gurroret, separuesit, ose nxjerrësit ilegalë të zhavorrit nga lumenjtë.

Ai tha se me gjithë përparimin e bërë në këtë aspekt, nevojitet fuqizimi i bashkëpunimit edhe me institucionet e tjera, përfshirë edhe qytetarët dhe bizneset.

Bizneset e pranishme në tryezë u ankuan për mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve, duke bërë thirrje që të punohet në përmirësimin e koordinimit të brendshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora