05 Gusht 2020

Rregullohet sistemi i rrjetit të kanalizimit në rrugën "Uran Ajeti" në Prishtinë

Prishtinë, 7 korrik - Qytetarë të shqetësuar të rrugës " Uran Ajeti" në Prishtinë u janë drejtuar para disa ditësh, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit " Prishtina" për mosfunksionim të mirëfilltë të rrjetit të kanalizimit në rrugën e tyre.

Përgjatë inspektimit dhe intervenimit disa ditësh në sanimin e  gypit të dëmtuar  të  kanalizimit, gjatë hapjes së kanalit,  ekipet e mirëmbajtjes kanë hasë në dy  puseta të mbuluara tërësisht me  mbeturina të ngurta me pesha të rënda , të cilat kanë pamundësuar funksionimin e rrjetit të kanalizimit.

Këto mbeturina janë hudhë nga ndërtuesit e rrugëve.

Çdo mbulim i pusetave nga mbeturinat e ngurta, e rëndon dukshëm funksionimin e rrjetit dhe e vështirëson punën tonë në gjetjen e tyre.

Apelojmë për kujdes nga ndërtimet e rrugëve.

Pas një pune tejet të vështirë, ekipet e KRU" Prishtina" nga departamenti i  rrjetit të kanalizimit, kanë sanuar gypin, kanë larguar mbeturinat dhe kanë bërë pastrim të detajuar të pusetave të kanalizimit.

Falënderojmë pafund  ekipet e  mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit të cilët meritojnë respekt dhe nderime  nga të gjithë ne,  për punën e palodhshme e të shkëlqyeshme që e bëjnë çdo ditë, në raste të lehta e të vështira!

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)