26 Prill 2024

Rolls Rojs ka shitur 2.711 automjete në vitin 2010

Londër , 12 janar - Pasanikët kanë vendosur t’i zgjidhin qeset dhe i kanë mundësuar Roll Rojs-it ta arrijë shitjen më të lartë pasi që BMV-ja gjermane mori përsipër kompaninë para shtatë vitesh.

Prodhuesi i automobilave luksozë raporton se ka shitur 2.711 automjete në vitin 2010, gjegjësisht 171 për qind më shumë se vitin e kaluar.

SHBA-ja ka mbetur tregu numër një për automobilat Rolls Rojs, çmimi i të cilëve lëvizë prej 310.000 dollarëve e sipër.

Kina është tregu i dytë më i madh, më pas vijojnë Britania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Japonia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)