16 Prill 2024

Rimëkëmbet industria automobilistike botërore

SHBA, 15 gusht - Kompania ndërkombëtare për konsultime “Prajsvoterhaus Kuper” parashikoi se prodhimi botëror i automobilave në vitin 2014 do të jetë për 50 për qind më i madh në krahasim me periudhën para krizës.

Kina do të jetë lider botëror për prodhimin e automobilave, kështu që çdo i pesti automobil do të vjen nga fabrikat e këtij vendi. Koncernët automobilistik amerikanë në prodhimin botëror do të marrin pjesë me dhjetë për qind, ndërsa po aq do të përfaëqsohen edhe kompanitë japoneze.

Ekspertët e “Prajsvoterhaus Kuper” parashikojnë se prodhim më të madh do të realizojë lidhja “Folksvagen-Suzuki”, “Tojota” dhe GM.

Në listën e liderëve në industrinë automobilistike tani për tani nuk ka firma kineze, pasi që në këtë treg për blerësit luftojnë qindra fabrika.

Kina u bë tregu më i madh automobilistik në botë. Fabrikat lokale vitin e kaluar kanë prodhuar 13,7 milionë automjete apo 3,3 milionë më shumë nga kompanitë amerikane.

Prodhimi botëror i automobilave sivjet do të zmadhohet për 13 për qind në krahasim me vitin e kaluar, në 64,5 milionë automjete, që tregon se kjo industri ka dalë nga kriza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)