19 Mars 2024

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën" Hasan Remniku" në Prishtinë

Prishtinë, 5 prill - Përkundër kushteve tejet të vështira, hapësirës së pamjaftueshme për sanim për shkak të rrugës së ngushtë, motit me shi, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit 'Prishtina' kanë arritur me sukses të sanojnë rrjedhjen e madhe të ujit që ndodhi mbrëmë në rrugën " Hasan Remniku" në Prishtinë. Furnizimi me ujë të pijshëm do iu rikthehet konsumatorëve të asaj zone, brenda 30 minutave.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka njoftuar se ekipet janë në vendngjarje që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme dhe bashkë me punëtorë është edhe Kapllan Parduzi UD i kryeshefit ekzekutiv i cili po u ofron mbështetje të vazhdueshme ekipeve të mirëmbajtjes.

Patjetër vlen të theksohet  se edhe punëtorët e ujësjellësit ashtu sikurse mjekët, infermierët , policët e zjarrfikësit janë në vijën e parë të frontit në përballje me virusin COVID-10.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)