28 Mars 2024

Renault prezanton modelin Renault Zoe Elektrike

Paris, 30 tetor - Në panairin e sivjetëm për automobila në Paris, Renault ka prezantuar një verzion konceptual të automobilëve kompakt elektrik Zoe që do përdoren vetëm në qytete, që me ndryshime të vogla së shpejti do të gjendet në prodhim serik.

Prodhuesi francez para se ta prezanton automobilin për mediumet, e bëri të ditur se çmimi I vogël I kësaj makine do tju bënë mjaft konkurencë automobilëve kompakt për qytete të klasave të ndyshme te të cilat dominojnë dizel dhe oil motorët.

Edhe pse Renault ende nuk e ka zbuluar çmimin se sa do të kushton Zoe, mediat bëjnë të ditur se ajo do të kushton rreth 15000 euro, që është një çmim mjaft joshës. Por në këtë çmim nuk janë të përfshirë bateritë, e cila njëherit është pjesa më e shtrejtë e makinës.

A do të jetë kjo një politikë efikase që prodhuesit të shesin më tepër vetura, do të shohim me kalimin e kohës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)