25 Shkurt 2020

Punëtorët e General Motors, në pritje të mbylljes së fabrikës

Detroid, 5 dhjetor - Vetëm disa javë përpara Krishtlindjeve mijëra punëtorë në qytete të vogla në të gjithë Shtetet e Bashkuara morën një lajm të keq.

Kompania ku punojnë, General Motors, më e madhja në fushën e prodhimit të makinave, do të mbyllë disa nga fabrikat e saj duke i futur punëtorët dhe familjet e tyre drejt një të ardhmeje të pasigurt.

Kjo është goditja më e fundit për punëtorët e fabrikave të cilët përballen me sfida të pashembullta në një treg konkurues botëror.

Zëri i Amerikës zbërthen se çfarë do të thotë kjo për njerëzit që punojnë në një nga fabrikat e kompanisë në Lordstown të Ohajos.

Nuk ka mbetur asgjë tjetër veç lutjeve.....me shpresën që fabrika ku ka punuar për 18 vitet e fundit Michelle Ripple, do të qëndrojë hapur.

Modeli Chevy Cruze me të cilën ajo krenohej në këtë godinë nuk është më dhe nëse kompania Generals Motors nuk sjell një produkt tjetër, këto do të jenë Krishtlindjet e fundit në këtë punë me të cilën Michelle mban familjen e saj.

"Të coptohet zemra. Dhe na e thonë pak më shumë se një muaj përpara Krishtlindjeve”, thotë ajo.

Michelle e di tashmë se diku tjetër nuk do të mund të bëjë 30 dollarë në orë si këtu. Mundësia e saj më e mirë janë 10 dollarë në orë, në një fabrikë alumini.

"Këtej rrotull nuk ka punë që paguhen mirë, përveçse tek Generals Motors. Jo vetëm do të ketë ndikim tek fabrika jonë, por do të ndikojë edhe tek kompanitë e tjera që furnizohen prej nesh".

Lisa Miller e cila punon si kamariere e vuri re ndikimin e menjëherëshëm.

"Rreth kësaj ore Generals Motors do të bënte 30 porosi për vakte dreke".

Në vend të kësaj ... një ambient ku hahet i zbrazët, ndërsa punëtorët kanë nisur të shohin llogaritë e tyre bankare. Lisa dëshiron që kompania të kuptojë.

"Ata braktisin kaq shumë njerëz pa e kuptuar se po shkatërrojnë komunitete të tëra. Nëse populli amerikan do t’i braktiste ashtu siç na braktisën ata ne, do ta kuptonin se çfarë do të thotë t’u shkurtohen pagat. Shpresoj që fuqia punëtore në Kinë dhe Meksikë t’u vlejë".

Lisa mezi pret të paguajë këstin e fundit për makinën që ka blerë tek Generals Motors që siç thotë do të jetë e vetmja që do të ketë.

Edhe punëtorët në pension të kompanisë janë goditur nga vendimi.

"Nuk e di nëse shtëpia ime do të ketë ndonjë lloj vlere. Do të jemi të detyruar të rrimë aty për ca kohë", thotë Vincent Quijno, punonjës në pension i GM

Michelle nuk është e sigurt për të ardhmen, por megjithatë përpiqet të nxisë optimizën tek vajza e saj.

"I kam thënë se do të jemi mirë. Do të jetë një kohë e gjatë e mundimshme, por do të jemi mirë", Michelle Ripple, punëtore e GM, Lordstown

Dhe ajo është një nga shumë në këtë qytet që nuk janë gati të dorëzohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Policinë i cili do të pritet nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj. (Drejtoria e Përgjithshëm, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Kampinë e policisë “Vrella“ Sllatinë. (Kampi Vrella në Sllatinë, ora 10:45)

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovë, Jean Marie Speich. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00  - vetëm pamje)

- Ipeshkvia e Prizrenit organizon meshën e shenjtë kushtuar e Imzot Nikë Prelës në 24 vjetorin e kalimit në amshim. (Katedralja “Nëna Terezë”, nga ora 16:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, lidhur me çështjen e riorganizimit të procesit mësimor në komunën e Kamenicës.  (MAShTI, ora 16:00

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e ekspozitës Infrared: Additions. (Rr. Henrik Bariq, nr 5,  Shtatëmbëdhjetë, Prishtinë, ora 18:00)