04 Qershor 2020

Publikohet Citroeni C4 i ri

Paris, 5 qershor - Pas fotove të para nga modeli i ri i Citroen C4, është publikuar edhe një video e shkurtër si dhe informacione tjera më në detaje për anën përmbajtësore të saj.

Ky model i ri, për herë të parë do të promovohet në sallonet e tyre në Paris dhe oferta do të përmbaj 3 lloje me motor benzine dhe 3 tjerë me motor dizel.

Modeli emocionuese i ri është vendosur për të shkuar në shitje në Britani të Madhe më 15 nëntor.

Motori me benzin do të përfshijë 1.4 liter – me 95 KS fuqi; 1,6 litra – me 120 KS dhe 1,6 litra – me turbo 155 KS fuqi. Ofertë tjetër me motor dizel do të jenë 1,6 litra HDi me 90 ose 105 KS dhe 2.0 litra HDi me 150 KS fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)